Hoti fton deputetët ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

04 dhjetor 2020 | 12:36

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se shpreson që Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve pa përjashtim.

Kryeministri gjatë seancës se Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike ka krijuar një momentum të ri.

“Ligji i sotëm shpresoj të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve pa përjashtim, pasi krijo një momentum të ri. E veçanta në këtë ligj është tërheqja nga trusti pensional, mbi 200 milionë euro qarkullim. Të gjitha këto mjete të patatimuara do t’i marrin qytetarët”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina “KRU”,  ka njoftuar qytetarët se…