Veliu: Brenda dy-tre ditësh pritet miratimi i rregullores për sistemimin e vendeve të punës

08 dhjetor 2020 | 12:00

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka raportuar sot në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rural dhe Medie.

Veliu është shprehur para komisionit, se pas bashkimit të dy ministrive, janë duke punuar në procesin e ripozicionimit të zyrtarëve të ministritë të cilat janë prekur nga një proces i tillë.

Deputeti i PDK-së dhe kryesuesi i këtij komisioni, Mërgim Lushtaku, e ka pyetur Veliun se pse ministria e tij nuk ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.

“Prej 16 ministrive vetëm Ministria e Mbrojtjes e ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës”, ka thënë Lushtaku

Veliu ka sqaruar se rregullorja për fuzionimin e punonjësve pritet të miratohet brenda tre ditësh.

“Sa i takon çështjes së fuzionimit ne jemi në fund, këto ditë pritet aprovimi i rregullores së brendshme për sistemimin e vendeve të punës. Këto 2-3 ditë pritet të miratohet nga unë, kurse për fuzionimin e nëpunësve ende janë duke punuar në vendet e tyre sepse nevojitet miratimi i rregullores pas bashkimit të dy ministrive”, ka thënë Veliu.

Veliu ka folur edhe për plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë ku është deklaruar se kanë formuar grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Para disa ditëve kemi pranuar përfundimet e Kuvendit për të plotësuar Ligjin për zyrtarët publikë. Ligji për pagat në sektorin publik u shpall komplet i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese. Ne menjëherë kemi formuar grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Kushtetueses”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një…