Abazoviqi e shkarkon edhe drejtorin e Inteligjencës së Malit të Zi

08 dhjetor 2020 | 16:49

Pas drejtorit të policisë, zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka shkarkuar edhe drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Dejan Peuniçiqin.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se në takimin me drejtorin e deritashëm, Dejan Peruniçiq, ai e ka falënderuar atë për punën e deritanishme.

Abazoviqi ka njoftuar se Agjencia për Sigurinë Kombëtare do ta ketë një drejtor të ri.

Abazoviqi dje e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë, Veselin Veljoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çiljeta Xhilaga është nënë e një djali 7-vjeçar, Fernandos me…