Deputetët s’japin detaje për hapjen e kasafortës në Presidencë, thonë se respektojnë punën e AKI-së

09 dhjetor 2020 | 16:38

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, nuk kanë dhënë asnjë detaj, pas raportimit të shefit të AKI-së, Kreshnik Gashi, lidhur me hapjen e kasafortën në zyrën e Presidentit.

Ata vetëm kanë thënë se respektojnë punën e AKI-së dhe Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve.

Fatmir Xhelili nga PDK-ja, kryetar i këtij komisioni, ka thënë se kanë diskutuar për temat nga takimi i kaluar, por edhe për atë aktualen, duke ju referuar hapjes së kasafortës.

“Ky ka qenë një takim i cili ka qenë vazhdim i takimit të kaluar, ku ai ka qenë i obliguar për me raportuar për gjendjen e sigurisë në vend, për kërcënimet dhe rreziqet eventuale ndaj Kosovës. Ndër to e kemi trajtuar edhe temën aktuale që u aktualizuar. Ndoshta u aktualizua shumë dhe paarsye ne jemi në vazhdim të realizimit të rolit tonë si komision për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së Agjencisë së Kosovës të Inteligjencës (AKI) dhe besojë qasja jonë serioze në vazhdimësi është kontribut që agjencia ta zbatoj ligjin. Agjencia gjithherë të jetë kontribuues në sigurinë e Kosovës”, ka thënë Xhelili.

Ndërsa Arbër Rexha nga Vetëvendosje, anëtar i këtij komisioni, ka thënë se janë për ligjshmërinë të AKI-së dhe Presidencës.

“S’jemi për prishjen e imazhit ndërkombëtarë të Kosovës, por as të AKI-së dhe Presidencës”, ka thënë Rexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të…