Për 16 ditë u mbajtën aktivitete në Malishevë me moton “Edukimi fillon me ne”

11 dhjetor 2020 | 13:21

Zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi me bashkëpunëtore edhe të asociacioneve tjera që veprojnë në Komunën e Malishevës, si brenda institucioneve apo edhe si OJQ, për 16 ditë rresht organizuan aktivitete me moton “Edukimi fillon me ne”, me forume të ndryshme, por dhe nëpër institucione arsimore.

Sipas njoftimit nga zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi u mbajtën, ligjërata e punëtori me të gjitha shkollat, u realizuan aktivitete të ndryshme, si ese e punime lidhur me temën në fjalë, raporton “Epoka e re”.

Me këto aktivitet, besohet se është ndikuar pozitivisht tek pjesëmarrësit, por edhe me gjerë në shoqëri për të vlerësuar dhe zbatuar normat dhe parimet të cilat burojnë nga konventat për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.

Në fund u realizua edhe vizita në strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë ku u ndihmua simbolikisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për buxhetin e…