Rrahmani dhe Hysaj, dje pozitivë, sot negativë

11 dhjetor 2020 | 14:07

Mbrojtësit e Napolit, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar negativ në testin e fundit për Covid-19, konfirmoi klubi ditën e sotme.

Dyshja kishin rezultuar pozitivë, sa ishin pjesë e ndeshjeve të kombëtareve gjatë muajit nëntor.  Trajneri italian, Gennaro Gattuso i përfshiu ata të dy në listën e skuadrës së Napolit për ndeshjen me Real Sociedad të enjten në kuadër të Evropa Ligës, por mbrojtësit rezultuan përsëri pozitivë para ndeshjes.

Ata menjëherë iu nënshtruan një testi të ri, kësaj here ata janë shëruar plotësisht nga virusi. “Testi i fundit i Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj është negativ”, shkruan në faqen e Napolit.

Mbrojtësit do të kenë të drejtë të luajnë ndeshjen e radhës në Serie A kundër Sampdorias të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për përkrahjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Hashim Thaçi tashmë…