Dele Alli nuk preferohet nga Mourinho, transferohet në PSG

11 dhjetor 2020 | 14:29

Mesfushori i Tottenham, Dele Alli, është shumë pranë largimit nga londinezët. Sipas raportimit të “BBC Sport”, është klubi i PSG-së që po tenton dhe një herë tjetër të sigurojë shërbimet e tij. Kujtojmë që francezët e kërkonin me ngulm anglezin në merkaton e verës, por drejtuesit e “Spurs” nuk pranuan.

Ky fillim sezoni ka qenë shumë i vështirë për Dele Alli, pasi deri më tani numëron vetëm një ndeshje si titullar në Premier League. Edhe në duelin e djeshëm kundër Royal Antwerp në Europa League, 24-vjeçari u la në stol përgjatë gjithë takimit nga trajneri Mourinho.

Portugezi u shpreh pas ndeshjes se ai nuk mund t’i bëjë të lumtur të gjithë lojtarët, një mesazh i drejtpërdrejtë ky për Allin. Lojtari sigurisht është i pakënaqur me situatën e krijuar dhe ndoshta një kalim në kryeqytetin francez mund ta tundojë atë. Flitet se PSG do ta kërkojë fillimisht lojtarin në merkaton e janarit në formë huazimi deri në fundin e sezonit dhe më pas do të ketë një kontakt të dytë mes klubeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur sërish në lidhje me…