Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor

11 dhjetor 2020 | 14:53

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor me Britaninë e Madhe.

Në emër të Britanisë se Madhe, firmën e ka hedhur zëvendësambasadori, Jacob Webber.

Në njoftimin e kësaj ministrie është thënë se sipas kësaj marrëveshjeje, transportuesit janë të autorizuar të kryejnë transportin me automjete të udhëtarëve midis territoreve të palëve kontraktuese ose në transit përmes territorit të njërës prej palëve kontraktuese në përputhje me kushtet e përshkruara në dokumentin e nënshkruar

“Më tutje, një transportues i autorizuar në territorin e një pale kontraktuese lejohet, pa u kërkuar që të marrë një autorizim për këtë qëllim sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare të palës tjetër kontraktuese, të importojë përkohësisht një automjet të mallrave të zbrazët ose të ngarkuar në territor të palës tjetër kontraktuese për transportin e mallrave, duke përfshirë ngarkesat e kthimit”.

“Marrëveshja parasheh themelimin e një Komiteti të Përbashkët të palëve kompetente, për të shqyrtuar funksionimin e marrëveshjes, përcaktimin e procedurave që rregullojnë aktivitetet e tjera të transportit”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpalosur hulumtimin “Kuletat” e…