Vushtrria kthehet në zonë të verdhë, ky është apeli i kryetarit Tahiri

11 dhjetor 2020 | 20:41

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, pas kalimit të qytetit nga zona e kuqe e rrezikshmërisë në atë të verdhë.

Tahiri ka përkujtuar edhe, siç i quan ai, humbjet e mëdha nga koronavirusi, teksa ka bërë thirrje që qytetarët e Vushtrrisë të ruajnë njëri tjetrin.

Në zonë të verdhë, pas vlerësimit të situatës epidemiologjike nga Ministria e Shëndetësisë, ka kaluar edhe qyteti i Ferizajt.

Njoftimi i plotë:

Vushtrria sonte ka dalur nga Zona e Kuqe ? në Zonë të verdhë, me këtë rast është hequr ora policore? ?‍♀️

Shumë njerëz të dashur kemi humbur nga ky ? virus i keq, shumë qytetarë të tjerë po vuajnë me shëndet të rënduar.

Andaj, ju lutem, kujdes, ruani vehtën, familjen qytetin tonë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë në Serbi, Orhan Dragash,…