Digjet pema e Vitit të Ri nga protestuesit në Durrës

11 dhjetor 2020 | 20:52

Ashtu si në Tiranë, protestuesit në qytetin e Durrësit janë mbledhur në qendër të qytetit dhe i kanë vënë flakën dekorimeve të bashkisë për festat e fundvitit.

Dhjetëra të rinj u mblodhën këtë mbrëmje në qytetin bregdetar për të protestuar kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Protestuesit kaluan më herët dhe në godinën e policisë, ku lëshuan disa fishekzjarrë ndaj saj. Deri në këto momente disa persona janë shoqëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë thirrje…