![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/osmani-4.jpg)
Zmbrapset Vjosa, ia vazhdon kontratën Walkerit
11 dhjetor 2020
| 21:04
Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka lëshuar një letër adresuar mediave. Kësaj letre Zyra e Presidentit e ka quajtur deklaratë të përbashkët të ushtrueses së detyrës së presidentit Osmani dhe Ambasadori William Walker.
Në njoftim thuhet se Vjosa Osmani dhe William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
Të enjten Osmani kishte thënë se ka kërkuar të marrë raportet e punës për të kuptuar për natyrën e çfarëdo shërbimi që ishte bërë deri tash në Presidencë. Duke shtuar se kontrata kishte qenë me fondacionin me emrin “Fondacioni Walker” dhe jo personalisht me ish-ambasadorin. Sipas njoftimit nga Osmani, kontrata me fondacionin skadon në dhjetor.