Fetahu kandidati i vetëm për kryetar të FBK-së

11 dhjetor 2020 | 22:36

Sot në ora 16:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e nominimeve për Kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu në bazë të nominimeve të deponuara në zyre të FBK-së nga anëtarët e FBK-së ka qenë kandidati i vetëm që i ka përmbushur kushtet për të kandiduar për këtë post në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor që do të mbahet më 18 Dhjetor në ora 15:00 në hotel “Four Points by Sheraton” Prishtina.

Fetahu është në krye të FBK-së që nga viti 2018, duke e vazhduar kështu mandatin e lënë në gjysmë nga Erolld Belegu.

Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur më 3 Dhjetor, në bazë të nenit 3 të Rregullores së Punës për Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe nenit 15 dhe 17 të Statutit të FBK-së, e ka konvokuar Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhën organet e reja drejtuese të FBK-së për ciklin katër vjeçar 2020-2024, në bazë të ciklit olimpik të Lojërave Olimpike Verore.

‘Afati për nominime për Kryetar të FBK-së ka qenë i hapur deri të premten, më 11 dhjetor në ora 16:00 dhe fletë nominimet është dashur të dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së nga përfaqësuesit e autorizuar të anëtarëve të Kuvendit. I vetmi kandidat i cili ka përmbushur kriteret e aplikimit është, Arben Fetahu, kështu që ai është i vetmi kandidat”, ka thënë sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona kanë përfunduar në spital pas lëndimeve të marra…