Sezoni vjeshtor përmbyllet me derbin Bashkimi – Vëllaznimi

11 dhjetor 2020 | 23:10

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Superligën e Femrave, apo xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor. Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që kanë nga tetë fitore dhe një humbje.

Ky duel do të përcaktojë se kush do të dimërojë në vendin e parë. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në Gjakovë, fitore kishte shënuar skuadra prizrenase 66:99.

Ndërkohë, Bashkimi humbjen e vetme e ka pësuar nga Kosovahome Prishtina pas katër vazhdimeve 148:144. Kosovahome Prishtina do të përballet me Kastriotin. Skuadra prishtinase ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse ajo ferizajase ka një fitore dhe tetë humbje. Trepça që, po ashtu ka një fitore dhe tetë humbje, do të ndeshet me Penzën. Kjo e fundit mundi Prishtinën në mesjavë dhe ka katër fitore e pesë humbje.

Superliga e Femrave – Java 10

Të shtunën takohen:
16:00 Kosovahome Prishtina – Kastrioti

Të dielën takohen:
11:30 Trepça – Penza
13:00 Bashkimi – Vëllaznimi

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka më shumë mospërfillës se sa miq në…