![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/KIM-3.jpg)
Çfarë po ndodh me Kim Kardashian dhe Kanye West
13 dhjetor 2020
| 15:22
Kim Kardashian dhe Kanye West ‘po jetojnë jetë të ndara’, sipas “Daily Mail
Çifti, i cili u martua në 2014 dhe ka katër fëmijë së bashku, kaluan probleme martesore gjatë verës mes problemeve të vazhdueshme të shëndetit mendor të Kanye dhe përpjekjes së tij të për të qenë president i SHBA.
Çifti thuhet se janë ende së bashku, por, ndërsa citon një burim, Daily Mail shkruan se ata ‘jetojnë shumë të ndarë’ aktualisht.
‘Kim ka punë dhe projekte që janë të rëndësishme për të, dhe Kanye ka të tijat’, thotë burimi.
Reperi nuk është parë publikisht me familjen Kardashian që nga festimet e 40-vjetorit të Kim-it.