Nëna e 5 fëmijëve komplet e zhveshur mbi kalë, plasi sherri me…

13 dhjetor 2020 | 15:28

Nëna e 5 fëmijëve komplet e zhveshur mbi kalë, plasi sherri

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, tërhoqi dhe një herë tjetër vëmendjen falë fotos së postuar në “Instagram” në fillimin e javës.

Agjentja e sulmuesit të PSG-së është rikthyer në Argjentinë këto ditë dhe sigurisht që nuk mund të mungonin disa sete fotografike në vendlindjen e saj.

Modelja guxoi dhe pozoi komplet e zhveshur mbi një kalë, duke ndezur kështu imagjinatën e ndjekësve të saj. Mirëpo, ky postim nuk është pritur mirë nga të gjithë dhe është komediania italiane, Luciana Littizzetto, ajo që ka reaguar për këtë foto.

“Mes të dyve më i veshuri është kali. Pyes veten se si është ngritur lart. Ata e kanë mbajtur peshë dhe më pas ajo është mbajtur me forcën e thonjve të saj. Më shpjegoni se ku është çelësi i shalës”, deklaron ajo. Fjalët e saj nuk mund t’i shpëtonin Wandës, e cila mesa duket do ta dërgojë këtë çështje në gjykatë.

“Prevalimet dhe dhuna nuk vijnë vetëm nga meshkujt. Përkundrazi. Rastësisht jemi në vitin 2020 dhe ka ende gra të tilla. Padyshim që ajo do të përgjigjet në gjuhë gjyqësore, pasi do ta dërgoj në gjykatë”, është reagimi i Narës.

Nëna e 5 fëmijëve komplet e zhveshur mbi kalë, plasi sherri

Nëna e 5 fëmijëve komplet e zhveshur mbi kalë, plasi sherri

Nëna e 5 fëmijëve komplet e zhveshur mbi kalë, plasi sherri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veshjet prej kadifeje, çizme si ato të ushtarëve, veshje sportive…