Humb betejën nga Covidi veterani i UÇK-së, Eset Ujkani

13 dhjetor 2020 | 16:20

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Eset Ujkani, i cili nuk ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është nip i “Kamishit”, raporton “Epoka e re”.

“U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së, Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkëveprimtari im. Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shalës, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenergjetikes, atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar. Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem ta fitojë edhe këtë betejë na le përgjithmonë. I falënderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shëndetësor e mbështetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit…