![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/zeneli.jpg)
Zeneli shënon golin me të bukur në karrierë (Video)
13 dhjetor 2020
| 16:43
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli është rikthyer furishëm nga lëndimi që e ka lënë jashtë pothuajse gjithë muajin nëntor.
Në ndeshjen që Reims po e zhvillon në udhëtim te Brest, ai ka shënuar një gol shumë, shumë të bukur. Zeneli shënoi nga korneri për të barazuar gjithçka në minutën e 65’, për rezultatin momental 1-1 dhe për t’i dhënë shpresa të tijve për diçka më shumë në këtë takim.
Ky goli mund të konsiderohet me i bukuri në karrierë për Zenelin.