Azemi: Punëtorët e sektorit privat nga mospagesa e Trust-it brenda një viti humbin 50 milionë euro

13 dhjetor 2020 | 17:20

Kryetari i Sindikatës së Pavarur i Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë me dije se mospagesa e kontributeve në Fondin e Kursimeve Pensionale nga ana e kompanive private, punëtorët po humbin miliona euro brenda një viti.

Për këtë çështje, Azemi ka lënë fajtorë pronarët e kompanive dhe shtetin për këto humbje në kurriz të punëtorëve të sektorit privat.

“Punëtorët e sektorit privat brenda një viti humbin mbi 50 milionë euro Trust. Këto mjete shkojnë në xhepat e pronarëve të kompanive, bashkë me pushtetarët sepse edhe pronarët e kompanive nuk guxojnë që t’i lënë në këtë gjendje mbi 50 për qind të punëtorëve të sektorit privat pa kontrata pune. Por, megjithatë, bashkëpunimi i organeve gjegjëse me pronarët e kompanive dhe me shtetin ka bërë që punëtorët e sektorit privat të humbin mbi 50 milionë euro. Tani do të shpërfaqet mllefi i punëtorëve, sepse ata nuk e kanë ditur që kanë punuar me vite të tëra dhe në llogaritë e tyre nuk do të ketë asgjë. Tek tash do të dalin simptomat e reflektimit ndaj pronarëve të kompanive që e kanë keqpërdorur fuqinë punëtore”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se të gjithë ata që bëjnë presion mbi punëtorët, në bazë të ligjit mbi grevat, pronarët e kompanive, ose kushdo qoftë, dënimi është nga 500 euro deri 5 mijë euro. Në këtë kontekst, ai ka thënë se gjatë kohës së grevës pronarët e kompanive nuk guxojnë t’i pengojnë ose kërcënojnë punëtorët sepse ata kërkojnë të drejtën e tyre ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të bankave në Kosovë e kanë vlerësuar si të…