Ramadani: Fitore e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë

13 dhjetor 2020 | 17:58

FC Prishtina e ka fituar derbin e javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll, pasi të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur ndaj një skuadre të fortë siç është Ballkani.

“Penalltitë në minutat e fundit lënë gjithmonë hapësirë për trajnerët që pësojnë që të mendojnë se ndoshta nuk ishte penallti. Nga vendi ku qëndrova unë e pashë se kishte tërheqje ndaj Kryeziut në zonë. Në pjesën e parë Ballkani na bëri të vështirë punën, e në pjesën e dytë ndryshuam skemën, duke krijuar rastet tona. Jam i kënaqur me kolektivin pasi dhamë maksimumin dhe arritëm të fitojmë kundër Ballkanit që nuk është lehtë”, ka thënë Ramadani.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit, pas fitores kundër Barcelonës në Ligën e…