Munishi deklarohet pas humbjes së Ballkanit: Gjyqtari vendosi të bëhet protagonist

13 dhjetor 2020 | 18:10

Ballkani pësoi humbje sot në përballje me Prishtinën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i klubit nga Suhareka, Ismet Munishi pas ndeshjes është ankuar në ndarjen e drejtësisë.

“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bie, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu. Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën raste, patëm edhe ne, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist, kështu është. Ne si trajnerë analizojmë njëri-tjetrin dhe përgatitim ndeshjen”, ka thënë Munishi.

“Ne erdhëm për të fituar, por edhe një barazim do të na kishte konvenuar. Arritëm dy-tre herë ta rrezikojmë Prishtinën, por kështu përfunduan gjërat. Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët. Po të ishte referimi korrekt Ballkani do të duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do të ishin korrektë me të gjitha ekipet njëjtë. Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartonë, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta, as s’kemi luftuar me armë. Futboll kemi luajtur”, ka shtuar Munishi.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina e ka fituar derbin e javës së 18-të…