![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/EF5026C1-D61B-4E5C-B9E7-8AE555281D0A.jpeg)
Turqia arreston 70 oficerë ushtarakë, dyshohet se kanë lidhje me Gulenin
13 prill 2018
| 10:24
Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 70 oficerëve të ushtarisë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentim grushtshtetit në vitin 2016.
Policia turke ka kryer operacione në 34 provinca në mbarë vendin, ka raportuar e përditshmja turke Milliyet, raporton “Reuters”.
Thuhet se të dyshuarit janë vënë në shënjestër pas deklaratave të ushtarëve që janë arrestuar më parë. Zyrtarët ushtarakë të arrestuar në operacionet e fundit, thuhet se bëjnë pjesë në lëvizjen Hizmet (Shërbim) të Gulenit.