Daçiqi: Grenelli e paraqiti propozimin e shqiptarëve për shfuqizimin e Speciales, refuzuam

14 dhjetor 2020 | 11:11

Mediet serbe e kanë cilësuar si zbulim të detajeve të panjohura të takimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington një deklaratë të tani kryetarit të Kuvendit serb, Ivica Daçiq.

Daçiqi ka thënë se shqiptarët kishin një kërkesë të veçantë për presidentin amerikan, Donald Trump, të cilën sipas tij e kishte refuzuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se shqiptarët i kishin kërkuar Trumpit që një nga pikat e marrëveshjes, e cila u nënshkrua në Uashington, të ishte edhe një angazhim i përbashkët për heqjen e gjykatave ndërkombëtare për krimet e luftës.

“Shqiptarët i kanë kërkuar Trumpit që të jetë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Në përgatitjet për takimet, Richard Grenell theksoi se një pikë duhet të jetë që të gjithë të punojmë së bashku për t’i shfuqizuar gjykatat ndërkombëtare të krimeve të luftës. Sigurisht, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, refuzoi”, ka thënë Daçiqi për televizionin serb, “TV Pink”.

Sipas Daçiqit, pala kosovare ka punuar me administratën amerikane për një vit se si ta shmangin këtë situatë me gjykimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Xhesika Ndoj, përveç jetës së saj dhe fotove provokuese…