Zemaj: Do t’i shqyrtojmë mundësitë për pagesa shtesë për punëtorët teknik

14 dhjetor 2020 | 11:14

Mbi 2 mijë punëtorë teknik kanë hyrë sot në grevë për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për pagesat shtesë nga qeveria.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka mbledhur në takim kreun e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, në zyrën e këtij të fundit.

Zemaj pas takimit, ka thënë se do t’i shqyrtojnë mundësitë buxhetore për pagesat shtesë.

Edhe pse ka thënë se kompanitë nga të cilat vinë punëtorët teknik janë paguar nga pakoja emergjente, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që punëtorët teknik të qendrave të mjekësve familjare të marrin pagesa shtesë.

“Ne do shqyrtojmë çdo mundësi që na jepet për të shqyrtuar kërkesën e tyre. Vendimi nuk mund të themi që është përfundimtar pasi duhet të kalojë në hapa pasues për të arrirë deri tek rezultati”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet serbe e kanë cilësuar si zbulim të detajeve të…