Selimi dhe ambasadori zviceran bisedojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

14 dhjetor 2020 | 11:46

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin ka biseduar për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit tonë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Takim njoftues me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Prishtinë, Thomas Kolly, me të cilin diskutuam për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit tonë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Shpreha mirënjohje për mbështetjen aktive të Zvicrës në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm në Kosovë”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti i Atletico Madridit, Joao Felix nuk ndihet i lumtur…