Nuhiu: Arbëria shfrytëzoi rastin e vetëm që kishte

14 dhjetor 2020 | 16:15

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Arbërisë (1-1), por është shfaqur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve që i drejton.

Nuhiu me pas ka shtuar se skuadra mysafire e kishte vetëm një mundësi dhe atë e shfrytëzoi.

“Kemi grup mjaftë cilësor dhe po paraqitemi mirë, e kemi ditur se do jetë e vështirë pasi nuk ka ndeshje të lehta. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por po me lojën pasi patëm raste të mira, por rregull i pashkruar i futbollit… kur nuk shënon edhe pëson. Arbëria nuk kishte asnjë rast deri para golit, ne mundëm ta mbyllim ndeshjen por nuk patëm fat”, ka thënë Nuhiu.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, prej disa ditësh ka qenë…