Lansohet Fondi për Garanci Kreditore prej rreth 60 milionë eurosh

14 dhjetor 2020 | 16:23

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorët ndërkombëtar ka lansuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) është një linjë e re garantuese që do të operojë në kuadër të FKGK-së dhe që ka për qëllim mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM) përmes garantimit të kredive. Kjo pako, parasheh të rritë mbulueshmërinë me garancion kreditor deri në 80% të vlerës së kredisë, si dhe do t’i ofrojë mundësi edhe fermerëve me Numër Identifikues të Fermerit (NIF). Në kuadër të pakos do të operojnë pesë-dritare që do të adresojnë nevojat e segmenteve te caktuar të tregut. Nga kjo pako pritet të ndihmohet qasja në financa për ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndësi strategjike për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Në lansimin e këtij fondi fillimisht është deklaruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili tha se pakoja për rimëkëmbje ekonomike është e rëndësishme meqë krijon zinxhirin funksionues në ekonomi.

“Për neve kjo pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomik është tepër e rëndësishme për faktin se krijon zinxhirin funksionues vetvetiu në ekonomi duke i shoqëruar mekanizmat e tregut financiar për t’iu ardh në ndihmë bizneseve. Kjo ndihma direkte që po japim nganjëherë ne përmes buxhetit drejt bizneseve ose drejt punëtoreve është ndryshe prej kësaj që kanalizohet nëpërmjet bankave”, është shprehur Hoti.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo pako e rimëkëmbjes ekonomike nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të zgjedh problemin e likuiditetit.

“Besojmë që gjithashtu që kjo pako me të gjitha këto dritare të reja ka me zgjedh problemin e likuiditetit për sektorin privat[…]ju informoj që ne kemi indikacione që Banka Botërore do të bëjë diskursimin e rreth 20 milionë eurove. Ne si Qeveri e Kosovës kemi marrë obligim që brenda disa ditëve do të disbursojmë në fond rreth 500 mijë euro vetëm për këtë vit për mbulimin e tarifave dhe kemi buxhetuar gjithashtu 4.5 milionë euro për vitin tjetër për mbulimin e tarifës. Për kapital të planifikuar kemi rreth 65 milionë euro për fondin për garanci kreditore për vitin tjetër dhe janë disa kategori që nuk anë pas qasje në fond por që do të ketë. Meqenëse tarifa po mbulohet nga qeveria, meqenëse mbulueshmëria e rrezikut shkon nga 50 në 80, me thënë të drejtën për të qenë të sinqertë ne presim reflektim edhe nga ana juaj sa i përket normave të interesit. Kjo nuk është tentim për ndërhyrje në politikat e juaja por besoj që kur të bëni të gjitha kalkulimet kjo do të reflektohet gjithashtu”, ka thënë ai.

Kurse kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të FKGK-së, Rinor Gjonbalajka treguar se nga marsi i këtij viti kanë garantuar kredi me vlerë 40 milionë euro të shpërndara përafërsisht në 1 mijë kredi për biznese.

“Nga themelimi e deri tani kemi garantuar kredi me vlerë 214 milionë euro totali i numri të kredive ka arritur që 6 mijë kredi. Për momentit vlera aktive e garancioneve është rreth 55 milionë euro. Deri këto i kemi arritur falë partnerëve tanë[…]nga marsi i këtij viti ne si institucion kemi garantuar kredi me vlerë 40 milionë euro të shpërndara përafërsisht 1 mijë kredi për biznese”, tregoi Gjonbalaj.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tregoi se gjatë periudhës mars-shtator vlera e kredive të reja të përfshira nga sektori bankar shënon vlerën 976.1 milionë euro.

“Vlerësimet tona që përmes subvencionit të normave të interesit përkrahja e qeverisë duhet të drejtohet nga sektorët e prodhimit të bujqësisë, telekomunikacionit dhe sektorë të tjerë që ne i konsiderojmë që janë promotor të zhvillimit ekonomik të vendit dhe që ndikojnë në rritjen e ekonomike nëpërmjet lehtësimit dhe qasjes së financave subvencionit të normës së interesit përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike të përkrahen edhe bizneset që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit…Vetëm gjatë periudhës mars-shtator 2020 vlera e kredive të reja të përfshira nga sektori bankar shënon vlerën 976.1 milionë euro kurse vlera e përgjithshme e arritur në nivel të sektorit bankar në tetor 2020-tës në 3.2 miliard euro që paraqet një rritje vjetore prej 7 për qind”, tregoi Mehmeti.

Dritaret garantuese brenda kësaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të në vlerë deri në 202,000,000 € për një periudhë një vjeçare.

Zhvillimi i PRE-së, do të ketë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorët e prodhimit, agrobiznesit, shërbimeve, tregtisë, me fokus të veçantë për gratë në biznes, bizneset e reja (start-up në ICT) dhe investimet në efiçiencë të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbëria i mori një pikë kampiones në fuqi të Superligës,…