KB Ylli ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Radoviq

14 dhjetor 2020 | 16:53

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Dragan Radoviq. Ylli pësoi humbje nga Rahoveci me 20 pikë dallim, 96:76.

“Pas disa rezultateve të pafavorshme për ne, klubi ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Dragan Radoviq. Golden Eagle Ylli e falënderon për angazhimin dhe emocionet e dhuruara vitin e kaluar dhe i uron suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka thënë se aktualisht…