Mediat spanjolle, Enriques: Kujdes nga këta dy lojtarë të Kosovës

14 dhjetor 2020 | 17:44

Kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” tashmë dihet se i kanë vendosur Kosovën dhe Spanjën në Grupin B dhe ballafaqimi i tyre i parë do të zhvillohet në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Mediat spanjolle po u kushtojnë tashmë një vëmendje të veçantë lojtarëve të Kosovës që luajnë nëpër klubet e ndryshme evropiane. Në artikullin e fundit të publikuar nga gazeta e njohur spanjolle “Marca”, i bëhet thirrje trajnerit Luis Enrique që të ketë kujdes të veçantë ndaj Valon Berishës dhe Arbër  Zenelit. “Luis Enrique dhe ekipi i tij tashmë duhet t’i analizojnë rivalët e Spanjës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke përfshirë ekipin e Kosovës”, shkruan “Marca”.

Valon Berisha, mesfushori i Reims, është një nga lojtarët më të njohur dhe një nga kërcënimet e tyre kryesore nga ekipi i Kosovës, pa lënë pas as shokun e tij të skuadrës, Arbër Zeneli, shkruhet më tutje. Mesfushori kosovar nga “Stade Reims” shënoi një gol të bukur këtë të diel kundër Brestit. Një gol i shkëlqyeshëm që duhet të analizohet mirë nga stafi i trajnerit të ‘La Rojas’, përfundon artikulli në “Marca”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15.12.2020 Punime  emergjente të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj…