Moti nesër në Kosovë

14 dhjetor 2020 | 21:13

Fusha anticiklonike që kanë filluar të shtrihen mbi rajonin tonë do të kushtëzojnë në ditët e ardhshme mot të qëndrueshëm, ku pritet të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Pas një përmirësimi të cilësisë së ajrit nga dita e djeshme, moti stabil ditëve në vijim, gradualisht sjell përkeqësim të cilësisë së ajrit, pasi koncentrimi i ndotësve ajrore do të rritet e indeksi gradualisht gjatë ditës së nesërme do të kaloj në vlera të dobëta, e më vonë edhe në shumë të dobëta.

15.12.2020 – Paradite kryesisht me vranësira të ulëta.  Ditën priten kthjellime.  Në vise malore kryesisht me kthjellime.

Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 8C, e në vise malore -4C deri 7C.  Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga krahu jugore 1-3m/s.  Indeks UV 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se…