Hamiltoni: Nuk i kuptoj liderët botërorë që qeshin me Covidin

14 dhjetor 2020 | 21:14

Lewis Hamiltoni u kthye të garojë në fundjavën që sapo lamë në Çmimin e Madh të Abu Dhabi, i fundit për këtë sezon.

35-vjeçari në Abu Dhabi arriti ta marrë vendin e tretë, duke kurorëzuar kështu titullin e shtatë kampion bote.

“Jam i shkatërruar fizikisht. Nuk ndihem mirë. Jam i lumtur dhe mirënjohës që jam gjallë. Nuk isha në gjendjen time optimale dhe përsëri arrita të përfundoj në podium. Covid-19 nuk është shaka. Kurrë nuk e mendova se ishte. Nuk mendova se isha i infektuar. Më pas e kuptova se do ta kisha të vështirë sepse ka njerëz që kanë humbur jetën prej koronavirusit. Më duket e çuditshme të shoh liderë botërorë duke qeshur sikur nuk është asgjë. E dija se nuk do të isha në gjendje të mirë fizike këtë fundjavë, por e arrita. Aty ku ka vullnet, gjendet gjithmonë një mënyrë zgjidhje”, ka thënë Hamiltoni.

“Ishte një nga vitet më të vështirë, për të mos thënë më i vështiri. Planifikoj të jem te Mercedes vitin e ardhshëm. Dua të jem këtu. Kemi për të bërë ende bashkë si në Formula 1 dhe jashtë saj. Shpresoj që shpejt të nisin diskutimet për rinovimin dhe ta arrijmë atë para Krishtlindjeve”, u shpreh Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarakut i duhej një sfidë e re, e cila do…