Lazio kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, kjo është deklarata e Tares

14 dhjetor 2020 | 21:24

Nga goglat e shortit në Nyon, Lazio mësoi se do të kishte përballë skuadrën më në formë në Evropë, Bayernin. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare ka preferuar ta marrë me sportivitet këtë short.

“Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Shakatë mënjanë, luajmë kundër skuadrës që ka fituar edicionin e fundit të Champions League. Është favoritja, por nuk nisemi në start të mundur. Do të përpiqemi ta përballojmë këtë ndeshje me entuziazëm të madh . E kemi merituar, nisemi jo favoritë por mund të besojmë se mund të bëjmë ndonjë surprizë”, deklaroi drejtori shqiptar i Lazios.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Sejdi Hoxha, ka kërkuar…