Rasti ‘Karaçeva’, policia arreston edhe dy persona, njëri nga ta dërgohet në QKUK

16 dhjetor 2020 | 12:02

Kanë kaluar dy muaj prej kur ishte zhvilluar një aksion për goditjen e veprimtarive të paligjshme, me theks të veçantë kazinotë ilegale në Karaçevë të Kamenicës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Sipas raportit 24-orësh të policisë njëri nga të dyshuarit është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në aksionin e zhvilluar në muajin shtator ishin arrestuar mbi 60 persona në mesin e tyre edhe zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Njëri nga të dyshuarit gjendet në QKUK për tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluidi vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimit për konsumatorët e…