Hadergjonaj: Madhështia e njerëzve të mëdhenj të kombit tonë, veç sa rritet me ikjen viteve

16 dhjetor 2020 | 12:27

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e Kryesisë së PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka përkujtuar Jashar Salihun, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se madhështia e njerëzve të mëdhenj të kombit tonë, veç sa rritet me ikjen viteve, raporton “Epoka e re”.

“Sa krenare ndihem që te kisha mik, shok, bashkëveprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, Jashar Salihu! Jeta e veprimtaria juaj për mua ka qenë motiv, bazament veprimtarisë time, në këto vitet e pas luftës për të hedhur hapin guximshëm, me pastërti veprimi, e gjithmonë në shërbim të vendit, ashtu siç e kishe synim ti. Sa shumë i ka munguar Kosovës mendja e jote e ndritur, pastërtia e veprimtarisë tënde, kreativiteti i mendimeve e veprimeve tuaja në këto vitet e pas luftës, për të iu dhënë drejtim momenteve të vështira me të cilat u përballem”, ka shkruar Hadergjonaj.

Ajo ka shtuar se: “Më 16 dhjetor 2000, fituat pavdekësinë, duke zënë vendin e merituar në historinë e kombit tonë, sepse ke shkruar faqet më të ndritshme të saj, me veprimtarinë tuaj në vitet ‘80-ta, me kontributin tuaj në shuarjen e hasmërive në vitet 90 (për të qenë unik e të bashkuar në luftë kundër pushtuesit), me aktivitetin tuaj në fondin “Vendlindja thërret” dhe luftën tuaj në UÇK, për të çliruar Kosovën. Me sa dhimbje e krenari të kujtojmë, miku im e i familjes time, Jashar Salihu!”, ka shkruar ndër të tjera ish-deputetja Safete Hadergjonaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim…