Tenisti algjerian kurdisi ndeshje, përjashtohet përgjithmonë nga sporti

16 dhjetor 2020 | 13:38

Një tenist algjerian është përjashtuar përgjithmonë nga sporti. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Aymen Ikhlef, që nga 11 dhjetori i këtij viti i është ndaluar të marrë pjesë në të gjithë evente sportive tenistike.

Ai është akuzuar për kurdisje ndeshjesh nga “Tennis Integrity Unit”, duke u bërë tenisti i tretë në pak javë që merr një dënim të tillë. Përveç përjashtimit, tenisti duhet të paguajë edhe një gjobë prej 100 mijë dollarësh. Në bazë të hetimeve, ai ka kurdisur rezultatin e 4 ndeshjeve.

Jo vetëm kaq, por ai ka inkurajuar lojtarë të tjerë të vendeve të ulëta në renditje që të kurdisin ndeshjet e tyre, duke mos dhënë maksimumin në fushë. Renditja më e mirë e Aymen Ikhlef në karrierën e tij ka qenë vendin 1739 në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DIJE LOHAJ   NJË DITË   Kurdo që të vish,…