Ajo e hodhi në gjyq, babai i Britney Spears bën deklaratën e papritur: Do t’i jap dashuri dhe..

16 dhjetor 2020 | 13:50

Ajo e hodhi në gjyq, babai i Britney Spears bën deklaratën e

Ajo mbetet një nga yjet më të dashura të epokës moderne. Është fjala për këngëtaren e famshme, Britney Spears, e cila duket se nuk ka pasur jetë mjaftë të qetë.

38-vjeçarja ka pasur jetën dhe financat e saj të kontrolluara, metodë që përdoret zakonisht për të moshuarit, të dobëtit ose me aftësi të kufizuara, që nga viti 2008, pas problemeve me shëndetin mendor dhe abuzimit me substancat narkotike.

Babai i këngëtares, Jamie Spears, ka qenë përfaqësuesi i saj ligjor për 12 vite. Gjatë kësaj periudhe ai ka kontrolluar çdo vendim apo dokument që e bija nënshkruante. E gjithë kjo për shkak të shqetësimeve lidhur me shëndetin mendor të 38-vjeçares.

Kjo e fundit është kundër “kontrollit” nga i ati, e si pasojë është përballur me këtë të fundit në gjykatë por përgjigja për të ka qenë sërish negative. Gjykatësja nuk pranoi të pezullojë James Spears nga kontrolli që ka ai mbi jetën dhe karrierën e vajzës prej 12-vitesh.

Si pasojë, avokati i Britney-t njoftoi se këngëtarja ka vendosur të heqë dorë nga muzika për aq kohë sa i ati nuk heq dorë prej saj. “Klientja ime më informoi se ka frikë nga babai saj,”– tha Ingham para gjykatës. “Ajo nuk do të performojë më nëse i ati vazhdon të mbajë kujdestarinë e Spears”, ka shtuar ai.

Ndërsa së fundmi, babai i këngëtares ka bërë deklaratën e papritur për Britney-n, duke treguar se ka 4 muaj që nuk komunikon me të bijën. Ai është shprehur se e ka marrë malli shumë dhe po mundohet të bëjë më të mirën për familjen e tij.

“E dua vajzën time dhe më mungon shumë. Kur një familjar ka nevojë për përkujdesje dhe mbrojtje, familja duhet ta bëjë, ashtu siç kam bërë unë për Britney-n duke mbrojtur dhe dashur pa kushte. Unë do vazhdoj t’i jap dashuri dhe ta mbroj nga ata që duan t’i bëjnë keq familjes time”, tha ai.

Ajo e hodhi në gjyq, babai i Britney Spears bën deklaratën e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"The Stork" (Lejleku) nga regjisori Isa Qosja dhe “Në kërkim…