![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/kupa-futboll.png)
Prishtina, Ballkani dhe Llapi kalojnë në rrethin tjetër
16 dhjetor 2020
| 14:45
Kanë përfunduar gjashtë takime në kuadër të Kupës së Kosovës në fazën 1/16 e finales.
Vëmendja më e madhe ishte në dy takime, në mes të Kosovës së Prishtinës dhe Prishtinës, derisa Ballkani kishte punë me Dardanën. Kampioni në fuqi nuk kishte aspak mëshirë për rivalin lokal, pasi u shënoi plotë gjashtë gola, derisa vendasit shënuan vetëm dy herë. Ballkani në anën tjetër mori fitore minimale në udhëtim te Dardana, duke fituar me epërsi minimale 1-0.
Rezultatet
Flamurtari – Drenasi 1-0
A&N – Kika 5-1
Besa – Istogu 0-2
Onix – Llapi 2-4
Kosova VR – Prishtina 2-6
Dardana – Ballkani 0-1