Kuka: Distria dhe Loriana janë në pritje të shpërblimeve shtetërore

17 dhjetor 2020 | 13:15

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, janë sportistet e vetme që kanë fituar medalje këtë vit për Kosovën. Sipas Kukës, sportistet janë në pritje të shpërblimeve shtetërore që iu takojnë ligjërisht.

“Distria bashkë me Lorianen janë të vetmet sportiste që sivjet fituan medalje Elitare për Kosovën. U kthyen me medalje nga Evropiani në Pragë! Janë në pritje të shpërblimeve shtetërore që u takojnë ligjërisht, por poashtu së bashku me shumë sportist e trajner në pritje që para vitit të ri të ju kryhen obligimet e Kategorizimit sipas rezultateve të arritura gjatë vitit 2019!”, ka thënë Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj sot ishte i ftuar si panelist në…