![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/gucati-3.jpg)
Gucati deklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës ndaj tij
18 dhjetor 2020
| 14:42
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai është deklaruar sot në seancën që po mbahet ndaj tij në Gjykatën Speciale, shkruan lajmi.net.
“Në të gjitha pikat që mu lexuan deri tash, e ndjej veten të pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Gucati. Gucati e bëri këtë veprim në konsultim me avokatin e tij Jonathan Ellison Rees.