![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/seanca-1.png)
Driton Selmanaj në ulësen e tij, pavarësisht protestës së LV-së
18 dhjetor 2020
| 14:50
Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj nuk po i bëjnë përshtypje thirrjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ai ta lëshojë sallën.
Pavarësisht thirrjeve me tone të larta ku atij i kërkohet largimi, Selmanaj është duke qëndruar në ulësen e tij në sallë.
Ai shihet se është duke biseduar me deputetë tjerë të LDK-së.
Në anën tjetër, Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u konsultuar me deputetët e subjektit të saj.