Ndërpritet seanca për të tretën herë, mblidhet Kryesia e Kuvendit

18 dhjetor 2020 | 14:55

Lëvizja Vetëvendosje është duke e vazhduar protestën e saj në Kuvendin e Kosovës, pasi edhe në interpelancën për Ujmanin që pritet të fillojë është i pranishëm zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Për të tretën herë, deputetët e kanë pamundësuar mbajtjen e seancës përmes zhurmave dhe goditjes së tavolinave, ndërsa kanë kërkuar largimin e Selmanajt.

Pas kësaj, është ndërprerë seanca, dhe pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj nuk po i bëjnë përshtypje thirrjet e…