Ambasadori britanik: Do ta ndihmojmë Kosovën në luftën kundër pandemisë

18 dhjetor 2020 | 15:06

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbot, ka thënë se ata do të ndihmojnë Kosovën në luftën kundër Covid-19, dhe atë në dy fusha: të shëndetësisë dhe arsimit,

Ai ka thënë se është shqetësuese numri i rasteve të infektuar dhe atyre të vdekur si në Kosovë ashtu edhe në Britaninë e Madhe.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë lansimit të fushatës për promovimin e sjelljeve të duhura në parandalimin e Covid-19.

Abbot ka bërë thirrje që të bëhet kujdes gjatë festave të fundvitit. “Unë e di që jemi në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mendojmë shumë më tepër për mbrojtjen e familjeve tona dhe shëndetit tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa  ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave, duke shprehur bindjen se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje është duke e vazhduar protestën e saj në…