Hoti falënderon BE-në për mbështetjen në menaxhimin e pandemisë Covid-19

18 dhjetor 2020 | 15:14

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar institucionet e Bashkimit Evropian (BE) për gatishmërinë që të vazhdojnë mbështetjen e pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Hoti ka thënë se e mirëpret deklaratën komisionarit për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, të shprehur në një video konferencë me përfaqësues të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën ai ka thënë se BE-ja po sigurohet që vaksinat kundër Covid -19, të jenë të gatshme për vendet e këtij rajoni në të njëjtën kohë kur do të fillojnë të arrijnë edhe në vendet e BE-së.

Komisionari Varhelyi, në këtë takim ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për të tejkaluar pandeminë dhe gatishmërinë e institucioneve të BE-së që të ndihmojnë vendet fqinje, ashtu siç i quan vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka theksuar se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në…