Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia duhet t’i ndjekë kriminelët e luftës

18 dhjetor 2020 | 16:58

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se Serbia duhet t’i ndjekë kriminelët përgjegjës për krimet e luftës.

Godfrey ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se në mënyrë që drejtësia të vihet në vend, Serbia duhet t’i ndjekë kriminelët e luftës.

“Në mënyrë që drejtësia të vihet në shërbim të viktimave dhe ta ndërprejë përshtypjen në rritje të mosndëshkimit për autorët në vend dhe rajon, Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës”, ka shkruar ambasadori amerikan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Olldashi sot do ishte 48 vjeç, por edhe pse…