Posta e Kosovës falënderon QMU-në për testimin e 118 punonjësve të saj

18 dhjetor 2020 | 20:20

U.d. kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi së bashku me drejtorin e Kontrollit të Brendshëm, Gazmend Isufi, si dhe me koordinatoren Valbona Shala Thaqi, pritën në takim drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Dr. Spec. Avdyl Sh. Pacolli.

Në emrin e tij dhe të gjithë punonjësve të Postës së Kosovës, Smakiqi falënderoi Pacollin pwr  mbështetjen e jashtëzakonshëm që ka dhënë gjithë personeli mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë në krye me drejtorin Pacolli, që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, posaçërisht në testimin e 118 punonjësve të ndërmarrjes tonë”, është thënë në njoftimin e Postës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, me këtë rast, Pacolli përshendeti angazhimin e Isufit për kontributit vullnetar.

“U.D. Drejtoresha e DRNJAP-së, Valbona Shala Thaqi, në cilësinë e Koordinatores për Zbatimin e Masave Mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-19, paraqiti gjendjen aktuale shëndetësore të punonjësve në ndërmarrje, ndërsa falënderoi Drejtorin e QMU-së për bashkëpunimin dhe për kolegët e saj, posaçërisht koordinatorin, Gazmend Isufin që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës pandemike në ndërmarrje”, është thënë në njoftim.

Në fund të takimit, Smakiqi ndau mirënjohje për Dr.Pacollit për kontributin e tij të çmuar, si dhe i dhuroi një ekzemplar të kornizuar me pulla postare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse na përsëritet filmi i njëjtë që për subjekt ka…