Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren subvencionohet me 2 milionë euro nga MEA

18 dhjetor 2020 | 21:01

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP).

Sipas komunikatës së MEA,  kjo marrëveshje u nënshkruar nga ministri Blerim Kuçi dhe përfaqësuesi i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit, Muhamed Rexhepi. Vlera e kësaj marrëveshje është 2 milionë euro, si subvencion vetëm për vitin 2020. Buxheti për subvencionimin e këtij parku do të vazhdojë edhe viteve tjera në vijim.

“ITP është projekt i përbashkët mes Kosovës dhe Gjermanisë, që ka për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, duke u shndërruar në një çerdhe të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare. Sektorët kryesorë që zhvillohen brenda ITP-së janë: Teknologjia Informative, Bujqësia dhe Përpunim i Ushqimit, Industritë kreative e kulturore dhe Trajnimet profesionale. Tash për tash parku është i hapur dhe bizneset janë duke aplikuar për t’u bërë pjesë e ITP-së. Gjithashtu brenda këtij parku do të funksionojë edhe Qendra e Ekselencës Digjitale, si projekt i veçantë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit”, thuhet nënjoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kosovare 102 vjeçare, ka kaluar koronavirusin pa përdorur ndonjë…