Pacolli: Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës që nuk ndalet kurrë

19 dhjetor 2020 | 13:41

Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia e vende të tjera, pritet të kthehen në atdheun e tyre këto ditë, raporton “Epoka e re”.

“Unë i uroj të gjithëve një udhëtim të sigurt dhe një qëndrim të mirë në Kosovë, përkundër situatës aktuale. Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë. Mirë së vini në shtëpi!”, ka shkruar lideri i AKR-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë me një thirrje…