Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

19 dhjetor 2020 | 16:33

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duke theksuar se nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë.

Hoti përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh se deklaratat e Vuçiqit nuk i kontribuojnë dialogut mes dy vendeve.

Postimi i plotë i tij:

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.
Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.
Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se…