Liverpooli deklason Crystal Palacen

19 dhjetor 2020 | 16:54

Fitorja ndaj Tottenhamit, i ka dhënë zemër Liverpoolit që të marrë një fitore të jashtëzakonshme 7-0 në transfertën ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Jurgen Klopp për herë të parë arrin që të fitojë në këto shifra duke demonstruar se janë pretendentët kryesor për titull.

“Të Kuqtë” e zgjidhën ndeshjen që në 45 minutat e par duke shënuar tre herë, me Minamino, Mane dhe Firmino. Në fraksionin e dytë gjeti golin kapiteni Henderson, ndërkohë që më pas Firmino realizoi për dopietën personale.

Në këtë ndeshje nuk mund të mungonte edhe firma e Mohamed, Salah, i cili realizoi dy gola në harkun e tri minutave. Liverpooli momentalisht shkëputet në vendin e parë me 31 pikë, 6 më shumë se Totttenhami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi ka shënuar fitore prej 3 me 1 në…