![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/C02902E3-4CDA-41FF-97B6-D117FA87C0AE.jpeg)
Modelja e njohur Eva Herzigova tregon eksperiencën e saj me Covid-19
19 dhjetor 2020
| 19:00
Modelja e njohur Eva Herzigova ka rezultuar pozitive në testin e fundit të COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.
Herzigova publikoi një foto në të cilën shfaqet e shtrirë në shtrat dhe ku duken qartë shenjat e lodhjes.
“Gjithçka filloi me të dridhura të çmendura dhe lodhje fizike. Po pushoj sa më shumë që të jetë e mundur pasi simptoma të reja shfaqen çdo ditë. Dhe përsëri trupi im po i lufton”.