Bayerni fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Leverkusenit

19 dhjetor 2020 | 21:03

Bayern Munchen ka arritur që të marrë një fitore me fat 2-1 ndaj Leverkusenit në super ndeshjen e javës së 13-të. “Aspirinat” u dorëzuan vetëm në sekondat e fundit, duke i dhuruar “bavarezëve” fitoren.

Ishte një ndeshje shumë e bukur, me Patrick Schick që e zhbllokoi që në minutën e 14-t me një goditje spektakolare që la të shtangur portierin Neuer. Sulmuesi i talentuar do të shënonte sërish në minutën e 28-t, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Bayerni gjeti golin e barazimit me Lewandowskin që përfitoi nga një gabim i portierit dhe një prej mbrojtësve. Në pjesën e dytë rastet për shënim ishin të pakta, ndërkohë që kur dukej se gjithçka do të mbyllej në “paqe” Tah gabon gjithçka duke i dhënë mundësi Lewandowskit që të shënojë golin e dytë dhe të fitores. Bayerni merr kryesimin e Bundesligës me 30 pikë, dy më shumë se Leverkusen dhe Leipzig.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mustafë Bajrami i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti i uron mirëseardhje…